UBT News

Kreshnik Uka për herën e tretë zgjedhet ylli i javës në BKT Superligë

Ylli i javës në xhiron e 24-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka.

Për sulmuesin 26-vjeçar të drenicakëve është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuq e zi. Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve të futbollist kosovar në këtë edicion.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3.

Pas këtij barazimi KF Drenica mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë./UBTNews/

Exit mobile version