UBT News

Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skudrës së tij kunër FC Ballkanit 2:0.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Avni Shala, Blerim Haxholli dhe Raif Nasufi.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi pasur një kundërshtar të fortë si FC Ballkani. Gjatë gjithë javës terreni ka qenë me shi dhe i rënduar, dhe njësoj ishte gjendja edhe gjatë ndeshjes, prandaj e kishim shumë të vështirë. Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/UBTNews/

Exit mobile version