UBT News

Krerët e Realit do të takohen me Mbappen gjatë ditëve në vazhdim

Gjiganti spanjoll, Real Madrid eliminoi Paris Saint-Germain-in në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku në të dy ndeshjet kundër tyre shënoi ylli francez, Kylian Mbappe.

Tani, raportohet se “Galaktikët” pas këtij eliminimi të PSG-së janë të gatshëm që të tentojnë të transferojnë Mbappen si lojtar të lirë.

Sipas “The Transfer Window Podcast”, krerët e Realit po kërkojnë që të mbajnë takime me Mbappen gjatë 10 ditëve të ardhshme, për ta bindur atë që të kalojë në “Santiago Bernabeu”.

Që prej kalimit nga Monaco te skuadra e PSG-së, Kylian Mbappe ka arritur të bëjë 206 paraqitje për gjigantin francez, duke regjistruar 157 gola dhe 78 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version