UBT News

Krerët e Interit pritet të takohen me Chelsean për të diskutuar rikthimin e Lukakut

Sipas raportimeve të shumta në Itali, krerët e Interit dhe Chelseas janë gati të takohen për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut, në “Giueseppe Meazza”.

Lukaku dëshiron të luajë sërish për “Nerazzurrët” dhe Chelsea është e hapur për ta kthyer lojtarin në Itali në formë huazimi.

Sipas “Il Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”, krerët e Interit dhe Chelseat së shpejti do të kenë kontakte të drejtpërdrejta për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes.

Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro, për huazimin e Lukakut deri në qershor të vitit 2023 dhe mund të ulë kërkesat e tyre vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje.

Ndërkaq “La Gazzetta dello Sport”, raporton se Denzel Dumfries, kërkohet nga “Blutë”, por, siç qëndrojnë gjërat, nuk ka marrëveshje për vlerën e lojtarit, ndërsa ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve.

Exit mobile version