UBT News

Kremlini zotohet se do të mbrojë interesat e atletëve të vet

Kremlini deklaroi të mërkurën se do të mbrojë atletët e vet, një ditë pasiqë shefat olimpikë rekomanduan që ata të konkurrojnë në garat ndërkombëtare nën një flamur neutral e që s’kanë lidhje me ushtrinë.

“Ne do të mbrojmë interesat e sportistëve tanë në çdo mënyrë të mundshme dhe do të vazhdojmë kontaktet me IOC-un për të mbrojtur interesat (e tyre)”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach njoftoi dje se vendimi për pjesëmarrjen e atletëve të Rusisë dhe Bjellorusisë në Lojërat e Parisit 2024 do të merret “në kohën e duhur”./UBTNews/

Exit mobile version