Rusia zhvilloi bisedime me SHBA-në dhe BE-në për situatën në Nagorno-Karabakh përpara operacionit të rrufeshëm ushtarak nga Azerbajxhani muajin e kaluar, tha Ministria e Jashtme ruse.
“SHBA dhe BE na u afruan dhe na kërkuan të zhvillonim një takim”, u tha gazetarëve zëdhënësja Maria Zakharova.
Ajo tha se palët shkëmbyen mendime për situatën.
“Nuk kishte asgjë sekrete në këtë takim; ishte një shkëmbim i zakonshëm pikëpamjesh. Do të shohim se si Perëndimi do t’i paraqesë të gjitha këto tani”, shtoi ajo./UBTNews/