UBT News

Kremlini do të mbajë referendume në Donbas

Autoritetet e Kremlinit po planfikojnë të mbajnë referendume në rajonin e Donbasit në gusht, raporton gazeta ruse, Kommersant.

Një burim i tha gazetës se përgatitjet teknike janë “duke u zhvilluar” për referendumet e mundshme si në rajonin e Luhanskut ashtu edhe në Donetsk dhe ato “pritet të mbahen njëkohësisht”.

Muajin e kaluar, administrata ushtarako-civile e imponuar nga Moska në rajonin Kherson, i cili ndodhet në veriperëndim të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia, gjithashtu pretendoi se ka filluar përgatitjet për një referendum për bashkimin me Rusinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS./UBTNews/

Exit mobile version