UBT News

Krejt rajoni në garë për Botëror, pos Malit të Zi

Edhe 11 bileta të tjera për Kupën e Botës 2026 do të shpërndahen duke filluar nga sonte, ku 12 ekipe do të kualifikohen për play-off-et e marsit, por përveç Malit të Zi.

Kosova luan të shtunën ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Sllovenisë, të cilën kombëtarja jonë synon ta fitojë në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë në grup që e çon në play-off.

“Dardanët” aktualisht janë në vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra në vendin e parë me të cilën Kosova luan të martën.

Sllovenia ndërkaq është në vendin e tretë me 3 pikë. Suedia në të fundit me vetëm 1 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara. Në këtë grup, beteja është e tëra e hapur.

Mali i Zi është më i ulët për momentin në rajon pasi do do të ulë perden e kualifikimeve katastrofike me ndeshjet kundër Gjibraltarit (nesër në orën 20:45) dhe Kroacisë të hënën. Ajo që është edhe më zhgënjyese është se “Skifterët” e dinin edhe para ndeshjeve të tetorit se nuk kishin më asgjë për të luftuar.

Gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje dhe asnjë triumf që nga marsi ndoshta ilustrojnë më së miri se si luajti Mali i Zi në kualifikueset dhe sa shumë punë do të duhet bërë për të ndryshuar gjithçka në të ardhmen.

Dhe ndërsa “skifterët” tashmë janë matematikisht jashtë garës, të gjitha skuadrat tjera të ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria, ende mund të luftojnë për një biletë.

Nga rajoni, Kroacia tashmë praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, teksa të tjerat janë nëpër faza të ndryshme.

Maqedonia e Veriut do të luajë ndeshjen vendimtare të martën në Cardiff kundër Uellsit, me të cilin ka tre pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë, kështu që një barazim në Ishull ndoshta do t’i mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën eliminatore. Në atë grup,

Belgjika duhet të konfirmojë vendin e saj në Kupën e Botës me fitoret ndaj Kazakistanit dhe Lihtenshtajnit.

Shqipëria bëri një hap të madh drejt fazës eliminatore në tetor, duke mposhtur Serbinë në Leskovc, dhe tani ka një pikë më shumë se Serbia, e cila shpreson se me trajnerin e ri Velko Paunoviq mund të bëjë një mrekulli në fund të kualifikimeve.

Të dyja ekipet presin ndeshje me një Angli të relaksuar (serbët në Wembley, shqiptarët në Tiranë), dhe përveç kësaj, ndeshje në shtëpi kundër Letonisë dhe Andorrës.

Kosova është një hap larg një mrekullie, por do të duhet të përballet në betejë me një tjetër anëtar të ish-Jugosllavisë – Slloveninë./S.K/EO/

Exit mobile version