Amber Heard krejt nga hiçi njoftoi përmes një postimi në Instagram se është bërë nënë e një vajze, e cila erdhi në jetën e saj përmes nënës surrogato.
Vogëlushja, të cilën aktorja e quajti Oonagh Paige Heard, duket se ka ardhur në jetë që në prill, por Amber zgjodhi ta ndajë me botën vetëm tani.
“Jam shumë e emocionuar ta ndaj këtë lajm me ju! 4 vite më parë, vendosa që dua të kem një fëmijë. Dhe doja ta kisha sipas mënyrës sime! Uroj shumë që të arrijmë deri aty sa të normalizohet fakti që të mos duam domosdoshmërisht një unazë në gisht për të bërë një fëmijë! Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime. “- shkruan Heard.
Amber shpjegoi se i pëlqen që jetën private ta mbajë të tillë, pasi nuk është puna e askujt të dijë rreth saj, por e kupton që natyra e profesionit të saj i kërkon të tregohet e hapur në lidhje me disa aspekte personale.
Heard, pak kohë më parë u përballë me një betejë ligjore publike pas divorcit me ish-bashkëshortin Johnny Depp: në prill të 2019-ës ajo e akuzoi yllin e filmave për abuzim.