Barbie ka qenë prej kohësh një nga lodrat më të njohura dhe më të pëlqyera, por ndryshe nga shumë kukulla të tjera, kukulla në fjalë nuk ka pasur një film të përshtatur live-aksion, përcjell UBT News.
Kjo do të ndryshojë së shpejti me filmin e ardhshëm të “Barbie” me Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
Këtu kemi renditur gjithçka që dimë për filmin deri më tani:
Filmi “Barbie” është planifikuar për shfaqje teatrale në vitin 2023
Në korrik të këtij viti, kur Variety njoftoi se projekti zyrtarisht po ecte përpara pas vitesh fillimi e ndalimi, u zbulua se “Barbie” është planifikuar për shfaqje teatrale më 2023. Data e saktë nuk dihet ende, por megjithatë filmi thuhet se do të jetë kandidat për çmime.
Kasti i “Barbie” përfshin aktorët e shumënjohur Margot Robbie dhe Ryan Gosling
Kur filmi “Barbie” të shfaqet në kinema, do të shihet Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike bazuar në linjën e lodrave “Mattel”. Sa i përket Ryan Gosling, ai nënshkroi për të portretizuar Kenin në tetor të këtij viti, pas bisedimeve të gjata me Mattel Films dhe Warner Bros.
Greta Gerwig do të drejtojë filmin, të cilën ajo e shkroi bashkë me Noah Baumbach
E ulur në karrigen e regjisorit për Barbie do të jetë Greta Gerwig, e cila është vendosur si një nga zërat më të fortë në Hollywood vitet e fundit me “Lady Bird” dhe “Little Women”. Lajmi u konfirmua nga Variety, transmeton UBT News.
Margot Robbie e ka përshkruar filmin si “diçka krejtësisht ndryshe” nga ajo që njerëzit do të presin
Që kur kompania e saj LuckyChap u përfshi me “Barbie”, Margot Robbie ka përkrahur filmin. Gjatë një bisede me The Hollywood Reporter, Robbie foli për strategjinë e prodhimit të LuckyChap që ka çuar në filma të suksesshëm si “I, Tonya” dhe “Promising Young Woman” në vitet e fundit, dhe se si ata po e marrin atë qasje me “Barbie”. Ajo tha se ky film diçka krejtësisht ndryshe dhe se do ishte befasi për njerëzit!
Filmi do të ketë një mesazh të ‘fuqizimit të femrës’ si dhe aktorë të etnive të ndryshme
Jo vetëm që do të jetë “diçka krejtësisht ndryshe” nga ajo që njerëzit presin, por do të ketë gjithashtu një mesazh i “fuqizimit femëror”. Robbie Brenner, producenti ekzekutiv i Mattel Films shpjegoi se filmi, i cili ishte ende shumë herët në zhvillim në atë moment, do të kishte një mesazh se ju mund t’i realizoni të gjitha ëndrrat tuaja dhe se është e rëndësishme “të shtyhen kufijtë”.
Ndërsa shefi ekzekutiv i Mattel, Ynon Kreiz, u zotua se “Barbie”, do të ketë një kast të ndryshëm aktorësh, duke treguar historinë e linjës së lodrave për të pasur kukulla të etnive të ndryshme.
Prodhimi i filmit do të nisë në fillim të vitit 2022 në Londër
Prodhimi i “Barbie” do të fillojë në fillim të vitit 2022 në Studios Leavesden të Warner Bros në Londër. Kohëzgjatja e xhirimeve vazhton të mbetet mister për momentin.
Dikur rolin kryesor e pretendonin Amy Schumer dhe Anne Hathaway
Filmi “Barbie” nuk do të dalë para vitit 2023, por projekti ka qenë në punim për disa vite tani, madje edhe përpara se Margot Robbie të nënshkruante për të luajtur. Në dhjetor 2016, u zbulua se Amy Schumer ishte e lidhur për të luajtur në një film të Mattel, në të cilin ajo do të luante një personazh që nuk përputhej me kukullat tjera dhe do të përfundonte duke shkuar në një aventurë në botën reale.
Verën tjetër, Schumer ishte jashtë projektit dhe Anne Hathaway ishte në garë për rolin kryesor. Ai version i filmit “Barbie”, i cili po trajtohej nga filmat Sony Pictures dhe Mattel, duhej të hapej në kinema më 29 qershor 2018, megjithatë filmi nuk u realizua asnjëherë!
“Barbie” do të jetë publikimi i parë nga Mattel Films
Jo vetëm që “Barbie” do të jetë filmi i parë i përshtatur live-aksion i bazuar në kukullën ikonike, por do të jetë gjithashtu publikimi i parë nga Mattel Films. Sipas një artikulli të Los Angeles Times, me një koleksion masiv lodrash të suksesshme “Barbie” është i pari nga shumë projekte që mund të vijnë në kinema në vitet e ardhshme nga Mattel./UBTNews/