UBT News

Kreatori nga Kosova stilon veshjen unike për Bebe Rexha

Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të bukur dhe elegante në një event bamirësie të organizuar nga “Naked Heart Foundation” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E ftuar si një nga artistet speciale të mbrëmjes, 35-vjeçarja mahniti të pranishmit me sharmin dhe stilin e saj unik.

Në disa foto, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, u shfaq me një fustan të zi elegant, një krijim i stilistit nga Kosova Pajtim Raci, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj modës dhe talentit shqiptar.

Përveç paraqitjes së shkëlqyer, Rexha ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për “Vogue Arabia”, ku ka folur rreth përgatitjeve për eventet e rëndësishme dhe mënyrës se si i realizon paraqitjet e saj skenike. Me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe me një stil të veçantë që gjithmonë bën përshtypje, Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm shqiptarë në industrinë globale të muzikës. /UBT News/

Exit mobile version