UBT News

Krasniqi: VV-ja po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës, ku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit me qëllim konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar mungesën e përpjekjeve serioze nga ana e saj.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka VV, që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit,” tha Krasniqi.

Sipas tij, është bërë e qartë se VV po vjen në seanca vetëm për të humbur kohë dhe për të shtyrë afatin 30-ditor, duke e thelluar krizën institucionale.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua. Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota.”, tha Krasniqi.

Exit mobile version