Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës ës Kosovës (FGJK), Besim Halilaj.
Palët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të KOK-ut dhe FGJK-së me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe vetë shtetin japonez.
Presidenti Krasniqi e njoftoi edhe me sukseset e sportit në Kosovë, me theks të veçantë në Lojërat Olimpike Paris 2024, për çka Yamanaka vlerësoi lart të arriturat./UBTnews/