Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Krasniqi tha se me presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.
“Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. PDK është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.