UBT News

Krasniqi takoi eurodeputeten që preu flokët gjatë seancës së PE-së, diskutuan për nevojën e fuqizimit të grave

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot takoi në Bruksel eurodeputeten nga Suedia, Abir Al-Sahlani, e cila ka prerë flokët gjatë seancës së Parlamentit Evropian, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran.

Krasniqi u shpreh se me Abir Al-Sahlani diskutuan për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje.

Krasniqi bëri të ditur përmes Facebook-ut se e njoftoi eurodepteten me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë.

“Duke e përgëzuar për punën e saj të palodhshme dhe konsistente në mbrojtje të kauzave të rëndësishme, eurodeputeten Al-Sahlani e falënderova edhe për mbështetjen e saj për aspiratën e PDK-së për anëtarësim në ALDE. Poashtu, e inkurajova që të vazhdojë aktivizmin e saj politik në mbështetje të grave iraniane dhe për fuqizimin e barazisë gjinore kudo në botë“, shtoi tutje Krasniqi.

Exit mobile version