Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, më të cilin biseduan për proceset ekonomike e tregtare në vend, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe për mundësinë e rimëkëmbjes ekonomike.
Krasniqi në këtë takim u zotua se do t’i përkrah bizneset, si dhe adresoi një shqetësim rreth penegesave që Serbia po i vendos për produktet e prodhuara në Kosovë.
“E njoftova ambasadorin që krahas menaxhimit të pandemisë jemi angazhuar që të mbrojmë konsumatorin dhe t’i përkrahim bizneset.Një shqetësim tjetër që adresova te ambasadori ishte pengesat që shteti fqinjë Serbia po i qet për produktet e prodhuara në Kosovë.Kërkova nga BE-ja që ta ushtron autoritetin e vet që Serbia t’i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizje të lirë të mallrave në CEFTA.”, shkroi Krasniqi në Facebook./UBTNews