Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjithnjë e më shumë po vërehet shtimi i kërkesave të shërbimeve spitalore për pacientët post-COVID. Por sa i përket rasteve klinike me koronavirus gjendja është e qetë dhe stabile.
Ai thotë se në të ardhmen duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar COVID-19.
“Tani ne po ballafaqohemi gjithnjë e më shumë me kërkesa për shërbime spitalore për pacientët që kanë kaluar COVID-in dhe që kanë pasur komplikime ose ndërlikime sidomos në organet e mushkërive dhe nga një numër për shembull prej 65 pacientëve që i kemi sot të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, 49 prej tyre i kemi negative sa i përket testin PCR për COVID.”
Sa i përket lirimit të masave antiCOVID drejtori i SHKSUK-së, Valbon Krasniqi thotë se këto masat janë në përputhje me situatën epidemiologjike, megjithëse kërkon respektim të masave nga të gjitha palët.
Sipas Krasniqit ardhja e mërgatës nuk paraqet shumë rrezik për përhapje të infeksionit pasi tashmë edhe vendet ku ndodhet mërgata janë në proces të mbarë të vaksinimit.
Për shkak të rënies së shifrave të të infektuarve me koronavirus tanimë janë mbyllur tri klinikat COVID, ajo Internistike, e Mjekimit Intensiv Qendror edhe ajo e Mjekimit Sportiv e cila ishte hapur enkas vetëm për shtrimin e pacientëve me COVID-19.
Megjithatë Krasniqi thotë se 95 shtretërit e kësaj klinike do të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse do të ketë nevojë për shtim të kapaciteteve spitalore për pacientët e prekur me koronavirus./UBTNews