UBT News

Krasniqi pas suksesit të Donjeta Sadikut: Ndihem krenar me suksesin historik të boksit Kosovar

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka shkruar historinë e boksit kosovar për femra pasi ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Botëror të Boksit.

Me këtë sukses është shprehur i lumtur dhe krenar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai ka thënë se Sadiku po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

“Sigurimi i medaljes se bronztë të Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror “Stamboll 2022″, tregon se boksi ynë po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta. I uroj shumë fat dhe suksese në gjysmëfinalen e nesërme, që do t’ia hapte rrugën drejt titullit, kampione e botës. Forca Donjeta!”, deklaroi ai mes tjerash.

Exit mobile version