Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi ka pritur sot në takim në ambientet e KOK-ut delegacionin e boksit kosovar.
Këta të fundit do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror për Seniorë që do të zhvillohet në Beograd të Serbisë, dhe në Kampionatin Evropian për të rinj U18 që mbahet në Budva të Malit të Zi.
Ekspedita e boksit përbëhej nga kryetari Enver Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Latif Demolli dhe përzgjedhësi Besim Brahimi, ndërsa të pranishëm kishte boksierë seniorë dhe të rinj.
Presidenti Krasniqi iu ofroi përkrahje dhe mbështetje nga ana e KOK-ut, ku i inkurajoi që të japin maksimumin për ta përfaqësuar sa më mirë vendin tonë.
Po ashtu, drejtuesit e FBOX Krasniqi dhe Latifi kanë shprehur optimizmin se nga këto dy kampionate do të kthehen me medalje.
Botërori do të zhvillohet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor, kurse Evropiani i të Rinjëve do të zhvillohet nga data 13 tetor deri më datën 24 tetor.