E arta olimpike Distria Krasniqi e ka hapur fazën e repesazhit të Kampionatit Evropian të xhudos “Bulgaria 2022” me fitore.
Pas eliminimit në raundin e tretë nga xhudistja franceze Amandine Buchard, xhudistja jonë Distria Krasniqi ka arritur ta mposht në fazën e repesazhit Fabienne Kocher të Zvicrës.
Krasniqi është një fitore larg medaljes së bronztë të Evropës për vitin 2022, ku për këtë medalje do të luftojë me xhudisten gjermane Mascha Ballhaus.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi regjistroi dy fitore, ku raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti xhudisten nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, në raundin e tretë pësoi humbje nga Buchard, ndërsa repesazhin e filloi me fitore kundër zviceranes Fabienne Kocher.