Distria Krasniqi e ka siguruar biletën drejt çerekfinales së Wolrd Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në raundin e tretë të kësaj gare e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.
E arta jonë olimpike e nisi pa luftë këtë Masters të xhudos, ndërsa në raundin e dytë e mposhti belgen Amber Ryheul.
Fitorja ndaj Ryheul e dërgoi Distrian në raundin e tretë, ku atje e mposhti gjermanen Ballhaus.