Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, në mënyrë që t’i shpëtojnë infektimit.
Krasniqi ka thënë se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta dhe s’ka asnjë mundësi që gjatë vaksinimit, të ketë infeksion me virusin.
”Dy vaksinat që përdoren në Kosovë, Pfizer dhe AstraZeneca, nuk prodhohen nga virusët e gjallë, dhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit apo si pasojë e vaksinimit”.
”Por, e kemi thënë edhe më parë, që për të krijuar imunitet, duhen të kalojnë disa ditë, dhe ato së paku dhjetë ditë apo së paku dy javë”.
”Duhet siguruar të gjithë qytetarët se përmes vaksinimit nuk mund të infektohen assesi, pasi vaksina prodhohet nga një lloj proteine që nuk ka mundësi të shumohet apo replikohet virusi”.