Radoniqi tha se përfaqësimi gjinor do të ndikonte edhe në avancim të një menaxhimi të zgjedhjeve. Ai tha se me Rregullorja e re e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme nuk ka fuqi detyruese, por KQZ-ja do të përpiqet për një përfaqësim gjinor.
“Kur flasim për përfaqësimin gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve vëmendjen e kemi të përfaqësimi i ulët i grave. Përfaqësimi i barabartë gjinor është një ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë, prandaj duhet të angazhohemi bashkërisht të avancojmë në këtë aspekt të demokracisë në vendin tonë. Konsideroj se përfaqësimi i barabartë gjinor do të ndikonte në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfshirje të gjithëve në proces zgjedhor. Aktualisht në Ligjin për zgjedhje të përgjithshme nuk ka detyrime të veçanta përmes të cilave specifikohet barabartë gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve, përveç se mungon një gjë e tillë, nuk ka as një kuotë që rregullon këtë menaxhim. Në Ligjin e ri për zgjedhje të përgjithshme në nenin 67 është shtuar një fjali, në lidhje më këtë çështje, por që nuk ka fuqi detyruese dhe i referohet vetëm Komisioneve komunale të zgjedhjeve, sipas këtij neni KQZ-ja duhet të përpiqet të garantojë përfaqësimin e drejtë për të gjitha komunitet duke përfshirë edhe pjesëmarrjen gjinore” tha Radoniqi.
Po ashtu, kreu i KQZ-së tha se të dhënat e përgjithshme të përfaqësimit të grave tregojnë se jemi larg në këtë aspekt dhe duhet të punohet fuqishëm.
“Në rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së grave të dhënat e përgjithshme tregojnë se jemi larg arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në këto trupa zgjedhor, prandaj na duhet angazhim më i fuqishëm për të ndryshuar këto shifra” tha Radoniqi
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, u shpreh se KQZ-ja duhet të lavdërohet për përpjekjet për barazinë gjinore. Ai tha se është sfidë situata e përfaqësimi gjinor, sipas tij Kosova ka një normë të madhe të pa punësimit dhe gratë ngadalë po i kërkojnë të drejtat e tyre.
“Është një parim fondamental i OSBE-së që barazia gjinore, pjesëmarrja e barabartë gjinore në jetën publike jo vetëm që kontribuon barazisë më të madhe dhe proceseve më të përfshira, p.sh. një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, por gjithashtu edhe një pjesëmarrje e barabartë e nevojshme nëse do të donim të shohim përmirësime në politikë bërjen dhe vendim marrjen për gjitha grupet dhe grup mosha. Ne duhet të shohim dhe të njohim që ka edhe një kohë që duhet, pra të merret në përfaqësimin qoftë në jetën publike apo politike. Kjo është një sfidë e madhe dhe norma e pa punësimit të femrave në Kosovë është në mënyrë masive më e lartë se sa për burrat, dhe gratë ngadalë po i kërkojnë të drejtat e tyre sa i përket trashëgimisë pronësore dhe këto sfida nuk izolohen dhe nuk kanë të bëjnë vetëm në Kosovë dhe regjionin” tha Davenport.
Davenport shtoi se përfaqësimi gjinor i grave në zgjedhjet lokale të fundit ka pasur ngritje 19% por se është nën 30%. Ai tha se këto shifra duhet të përmirësohen për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne duhet të njohim mungesën e balancës që ende po mbizotëron në trupat menaxhuese të zgjedhjeve, p.sh. në zgjedhjet e kaluara edhe ato të Kuvendit dhe vendore në gjatë vitit 2021, p.sh. për zgjedhjet e fundit lokale kjo statistikë përqindje tek KKZ të cilat kanë qenë gra është shtuar për 19%, dhe për vetëm 15% KKZ-ve në zgjedhjet e fundit kanë qenë gra, statistikat dhe numrat kuptoj që ka qenë pak më mirë por kanë qenë nën 30% p.sh. për dy parë zgjedhjet pra duket që për neve si mision i OSBE-së dhe gjithashtu është koha reale që ne do të shikonim se si kjo do të përmirësohej, duhet të përmirësohet, se si kjo do të përmirësohet për zgjedhjet e tjera të kuvendit dhe lokale, kur të ndodhin. Inkurajoj partitë politike që të tregojnë përkushtimin e tyre të vërtet, që edhe pse më duhet të them që disa prej tyre nuk e kanë treguar këtë, me disa përjashtime, neve vërtet na duhet ky përkushtim në formën e pjesëmarrjes në punëtoritë në nivelin regjional”, tha Davenport.