Kozmonauti rus që mban rekordin për udhëtimin më të gjatë në hapësirë, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Valery Polyakov kaloi 437 ditë të plota duke rrotulluar tokën mes viteve 1994 dhe 1995 në stacionin hapësinor Mir. Ai realizoi edhe disa eksperimente për të parë nëse njerëzit mund të ruajnë shëndetin e tyre mendor nëse udhëtojnë drejt marsit.
Nga testet rezultoi se nuk u dëmtua funksioni i tij njohës si rezultat i ekspeditës së tij 14-mujore.
Vdekja e Polyakov u konfirmua nga agjencia ruse e hapësirës, e cila përdori titujt e tij të nderit, përfshirë atë të heroit të Bashkimit Sovjetik dhe pilot-kozmonaut të BRSS.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij./UBTNews/