Kombëtarja e Kosovës do ta ketë mbështetjen maksimale sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Qipros. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë sfidë.
Kjo nënkupton se mbështetja e tifozëve nga tribunat do të jetë maksimale, derisa synohet vetëm fitorja ndaj Qipros dhe tri pikët e reja, raporton KosovaPress.
Trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Edon Zhegrova kanë premtuar maksimumin për të kërkuan fitoren e radhës pas asaj ndaj Lituanisë në udhëtim./UBTNews/