UBT News

Kosovë-Greqi, këto ishin momentet kryesore nga ballafaqimi i parë në “Fadil Vokrri”

Ballafaqimi i sotëm me Greqinë nuk do të ketë ndonjë rëndësi sa i përket renditjes në grupin B për Kosovën, por për “Dardanët” do të jetë shumë e rëndësishme që të mos pësojnë humbje në këtë ballafaqim.

Kombëtarja e Kosovës renditet në vendin e fundit me vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe rrjedhimisht nuk ka asnjë gjasë për të vazhduar tutje në këtë kompeticion, por do të synohet një rezultat pozitiv për të nisur kështu një cikël të ri me synimin për ta rritur nivelin e performancës dhe paraqitjeve në fushë, derisa po ofron edicioni i ri i Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova u ndali me barazim 1-1 Greqinë. Të dy golat e ndeshjes u shënuan në minutat shtesë të secilës pjesë. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Douvikas në fund të pjesës së parë, kurse Vedat Muriqi barazoi gjithçka në minutën e 92-të kur realizoi me kokë pas një topi të dhënë nga Florent Hadërgjonaj.

Këto ishin momentet kryesore të ndeshjes së parë të zhvilluar në Prishtinë:

HIGHLIGHTS: Kosova vs Greqi 1 - 1

Exit mobile version