Sportistja Kosovare Asllani është vlerësuar me çmimin “Mahou Five Star Player”, duke u shpallur lojtarja më e mirë e skuadrës së femrave të Real Madrid-it për sezonin 2020/21, shkruan albinfo.ch.
Futbollistja shqiptare ka luajtur 29 ndeshje dhe e ka përfunduar kampionatin si golashënuesja më e mirë e Real Madrid-it, me 16 gola.
“Unë jam shumë e lumtur, natyrisht. Ndjej që kam ndihmuar ekipin, por ky çmim është për gjithë skuadrën, sepse është puna e të gjithëve në këtë sezon”, shprehet ajo. /Albinfo.ch