UBT News

Kosova-Zvicra, biletat në tregun e zi prekin çmimin e 450 eurove

Kur ka mbetur edhe një ditë deri te ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, tifozët po vazhdojnë të kërkojnë bileta për ta shikuar nga afër përballjen në “Fadil Vokrri”.

Edhe pse FFK bëri të ditur se nga interesimi i madh për këtë ndeshje të gjitha biletat janë shitur, qytetarët si duket po e kanë të mundur të gjejnë bileta, por në tregun e zi.

Një qytetar ka bërë një postim në faqen “Shes Blej Gjithçka” në Facebook, duke njoftuar për shitje të tre biletave, të cilat e prekin shumë e 450 eurove.

Postime të tilla po qarkullojnë vazhdimisht në rrjetet sociale, për t’i shitur biletat e ndeshjes në tregun e zi.

Exit mobile version