UBT News

Kosova zhvillon stërvitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në stërvitjen e sotme e cila u zhvillua në Shijak ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime. Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni.

Exit mobile version