Kombëtarja e Kosovës, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para se të niset nga Durrësi për në Elbasan Arena, për t’u ndeshur me Shqipërinë.
Në këtë stërvitje është parë Vedat Muriqi, i cili i mungoi Kosovës në grumbullimin e fundit, gjë që shkaktoi probleme të mëdha në repartin ofansiv.
Kosova ndeshet me Shqipërinë nesër me fillim nga ora 16:00, në stadiumin Elbasan Arena, në një ndeshje miqësore, para se të rrugëtojë drejt Sllovenisë për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në kuadër të Ligës së Kombeve./UBTNews