Përfaqësuseja U17 e Kosovës në volejboll për vajza rikthehet sot në parket për ndeshjen e saj të radhës në kuadër të Kampionatit Ballkanik, që po zhvillohet në Ferizaj. Vashat kosovare do të përballen me Bullgarinë në një sfidë që nis në orën 17:30 në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.
Përveç përballjes së Kosovës, dita e tretë e garave sjell edhe dy takime të tjera:
15:00 – Turqia – Mali i Zi
17:30 – Bullgaria – Kosova
20:00 – Shqipëria – Moldavia
Federata e Volejbollit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit që të jenë të pranishëm në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj për të mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në këtë përballje të rëndësishme të Kampionatit Ballkanik U17.
D.L
