UBT News

Kosova vazhdon garat në Evropian pas suksesit të Distria Krasniqit

Pas triumfit të madh të Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen në këtë ngjarje prestigjioze me tre garues të tjerë.

Në ditën e tretë të garave, në tatami do të ngjiten Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pas paraqitjes mbresëlënëse të Krasniqit, që i siguroi Kosovës medaljen e artë, pritjet janë rritur edhe për garuesit e sotëm. Të tre synojnë të vazhdojnë formën e mirë të ekipit kosovar dhe të sjellin medalje të tjera nga Kampionati Evropian 2026.

Kosova ndër vite ka dëshmuar se është një nga fuqitë kryesore në xhudon evropiane, dhe gara e sotme paraqet një tjetër mundësi për të konfirmuar këtë status në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version