UBT News

Kosova U21: Publikohet lista e lojtarëve nga trajneri Nees

Trajneri i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U21 Michael Nees ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji kundër Republikës së Çekisë.

Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Ceske Budojevice” më 12 tetor, të dy këto ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023 U21, përcjell KosovaPress.

Kosova U21 gjendet në Grupin G së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Anglisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Andorrës.

Listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Michael Nees për ndeshjet kundër Republikës së Çekisë e gjeni më poshtë.

David Nreca Bisinger – SG Sonnenhof

Leo Besson – FC Servette

Flamur Gashi – FC Malisheva

Petrit Terziu – KF Vellaznimi

Andi Hoti – FC Inter

Leard Sadriu – KF Skënderbeu

Edvin Kurtulus – Halmstads BK

Valon Zumberi – Hamburger SV

Florian Hoxha – Grasshoper Club Zurich

Leonat Vitija – KF Skënderbeu

Bujar Pllana – KF Feronikeli

Erion Sadiku – FC Genoa

Kreshnik Krasniqi – Stromsgodset IF

Florent Hoti – FC Dundee United

Adrion Pajaziti – FC Fulham

Altin Kryeziu – Royal Esxcelsior Virton

Exit mobile version