UBT News

Kosova U21 ndeshet me Austrinë në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sonte zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kundër Austrisë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00, teksa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik RTK.

Në këtë ndeshje selektori Rafet Prekazi, nuk do të llogaris në shërbimet e mbrojtësit Arbenit Xhemajli, i cili ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar me rezultat të thellë 4-0.

Exit mobile version