UBT News

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 përballen sot në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Shqipëria do të ballafaqohen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kategorinë e moshave U21.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin G të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave që zhvillohet në vitin 2023, transmeton KosovaPress.

Shqipëria në këtë grup është e treta me nëntë pikë, kurse Kosova në të pestin me vetëm tri pikë dhe ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit.

Exit mobile version