Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, pasi mposhti bindshëm Armeninë me rezultat 86:67, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve.
Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në parket dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Loja e organizuar në sulm dhe mbrojtja e fortë i siguruan Kosovës një fitore të merituar.
Më i dalluari në radhët e Kosovës ishte Erolt Rrahmani, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 18 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Noa Istrefi me 18 pikë, ndërsa Mal Tusuni realizoi “double-double” me 12 pikë dhe 10 kërcime.
Kjo fitore i jep moral dhe vetëbesim ekipit të Kosovës për sfidat e radhës në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B.
D.L
