Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e djemve do të marrë pjesë në FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 10 deri më 19 korrik në Bratislavë të Sllovakisë.
Dardanët e rinj do të synojnë paraqitje sa më të mira në arenën evropiane dhe do të luftojnë për një renditje sa më të lartë në këtë kampionat. Kosova është pjesë e Grupit D, ku do të përballet me Qipron, Bosnje e Hercegovinën, Portugalinë, Islandën dhe Armeninë.
Para nisjes së Evropianit, përzgjedhësi Andin Rashica ka bërë publike listën përfundimtare me 12 basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.
Lista e Kosovës U20:
- Erolt Rrahmani
- Ambri Bedra
- Andi Ahmeti
- Elon Hasanaj
- Eden Cingu
- Oltion Shatri
- Mal Tusuni
- Drin Tafilaj
- Mal Syla
- Orion Beseni
- Lir Zeneli
- Noa Istrefi
Përzgjedhës i ekipit është Andin Rashica, ndërsa pjesë e stafit teknik janë edhe ndihmësit Elbesar Gështenja dhe Granit Makolli.
D.L
