Me fillim nga ora 15:00 do të fillojë ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Uellsit në kuadër të grupmoshave U19.
Kjo përballje është e vlefshme për Grupin 10 të fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian Euro 2022, grup ky në të cilin gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Gjeorgjisë dhe Norvegjisë përcjell KosovaPress.
“Dardanët” e rinj do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, ku hynë në ndeshjen kundër Uellsit në pozitën e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Kosova U19 (3-5-2): Ajeti; Xhemaili, Shabani, Spahiu; Morina, Ademi, Shala, Neziri, Mjekiqi; Fazliu, Bunjaku
Uellsi U19 (4-4-2): Beach; Jones, Williams, Baker, Davies; Lannin, Popov, Raymond, Hughes; Harris, Viggars
15:00 Kosova U19 – Uellsi U19