UBT News

Kosova U19 pëson humbje nga Norvegjia

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Norvegjisë dhe asaj të Kosovës në grupmoshat U19, ku nikoqirët kanë shënuar fitore me rezultat 3:0.

Fillimisht, ishte sulmuesi i Chelseat Bryan Fiabema ai i cili e zhbllokoi rezultatin, ku shënoi në minutën e 44’ për 1:0 për t’i dërguar norvegjezët drejt zhveshtoreve në epërsi.

Pjesën e dytë përsëri e filloi më mirë Norvegjia, ku arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë për të siguruar tre pikët e plota. Të dy golat i shënoi Bryan Fiabema për ta kompletuar hat-trickun e tij, respektivisht golin e dytë e shënoi në minutën e 67’ dhe të tretin në minutën e 75’.

Pas 90’ minutave ndeshje të zhvilluar, Norvegjia siguron fitore me rezultat 3:0 kundër Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 10 të fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2022 U19.

Exit mobile version