Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e moshave U19 për femra nga sot do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin e ardhshëm.
“Dardanet” e reja kanë udhëtuar të hënën drejtë Edinburghit të Skocisë ku edhe do t’i zhvillojnë tri ndeshja deri më 11 prill.
Ballafaqimi i parë zhvillohet sot kundër Estonisë me fillim nga ora 14:00, pastaj më 8 prill vjen ndeshja me Kazakistanin dhe në fund më 11 prill luhet sfida me Skocinë që është në rolin e nikoqirit.
Kosova bën pjesë në grupin 4 të Ligës B dhe gjashtë skuadrat fituese të grupeve vazhdojnë më tutje në Euro 2023.