UBT News

Kosova U19 mbyll pjesën e parë në disavantazh kundër Norvegjisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Norvegjisë dhe asaj të Kosovës në grupmoshat U19, ku pas 45’ minutave lojë nikoqirët gjenden në epërsi.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua para se të përfundonte pjesa e parë, respektivisht në minutën e 44’ nga sulmuesi Bryan Fiabema, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi i Chelseat Fiabema shënon golin e tij të pestë në tetë paraqitje për Kombëtaren e Norvegjisë në grupmoshat U19.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1:0 në favor të norvegjezëve.

Exit mobile version