UBT News

Kosova U18 pëson humbje 4:1 ndaj Italisë në Lojërat Mesdhetare

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në futboll për vajza është mposhtur 4:1 nga Italia në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të Lojërave Mesdhetare.

Italianet e nisën më mirë takimin dhe e dominuan pjesën e parë. Daria Rosso shënoi në minutën e 12-të, ndërsa Giulia Guerzoni realizoi dy herë, në minutat 25 dhe 35, për ta dërguar Italinë në pushim me epërsi 3:0.

Italia e gjeti edhe golin e katërt menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, përmes Rachele Andreangeli. Kosova reagoi dhe arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 55-të, me Mehmeti, por nuk arriti të rikthehej në lojë.

Kjo ishte ndeshja e radhës për Kosovën në turne, ndërsa “Dardanet” do ta vazhdojnë garën me ndeshjen ndaj Marokut më 25 gusht.

D.L

Exit mobile version