Të mërkurën do të bëhet grumbullimi i dytë i Kosovës U18, në konkurrencën e meshkujve në basketboll. Grumbullimi do të bëhet në Shkollën Model “Qamil Batalli” të Prishtinës nga ora 17:00.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani, ka ftuar 33 lojtarë, listë që më pas do të shkurtohet para ndeshjeve ndërkombëtare.
Selmani ka mundësi të shohë nga afër formën e lojtarëve dhe më pas të zgjedhë 12-shen përfundimtare.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë në Divizionin B. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.