Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll është shpallur kampione e FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, pasi mposhti bindshëm Andorrën me rezultat 91:49 në finalen e zhvilluar në Shkodër. Me këtë fitore, Dardanët e rinj e mbyllën kampionatin pa asnjë humbje dhe siguruan promovimin në Divizionin B për edicionin e ardhshëm.
Kosova dominoi gjatë gjithë turneut, duke treguar paraqitje të shkëlqyera si në fazën e grupeve ashtu edhe në ndeshjet me eliminim direkt. Triumfi në finale vulosi një sukses të madh për basketbollin kosovar dhe konfirmoi potencialin e gjeneratës së re.
Ky është një moment i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, pasi titulli i kampionit dhe rikthimi në Divizionin B përfaqësojnë një hap të madh përpara në arenën evropiane. Urime Dardanëve për këtë arritje historike!
D.L
