Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore aventurën në FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke triumfuar ndaj Andorrës me rezultat 87:79, pas vazhdimeve.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që zhvilluan një duel të fortë. Pas 40 minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë, duke bërë që fituesi të përcaktohej në pesë minutat shtesë.
Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke siguruar fitoren e parë në turne.
Kampionati FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C po zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë, ku Dardanët e rinj e kanë nisur garën me sukses.
D.L
