UBT News

Kosova U17 sfidon Turqinë në Kampionatin Ballkanik, ndeshja nis në orën 17:30

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave do të zbresë sot në parket për ndeshjen e dytë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit, ku do të përballet me një nga rivalet më të forta të turneut, Turqinë.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 17:30, ndërsa pritet të jetë një sfidë e vështirë për volejbollistet kosovare.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas humbjes 3:0 ndaj Malit të Zi në xhiron e parë, ndërsa synon të tregojë një paraqitje më të mirë përballë një kundërshtari që konsiderohet ndër favoritët për trofeun e kampionatit.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka ftuar tifozët që të jenë të pranishëm në palestër dhe të mbështesin përfaqësuesen në këtë sfidë të rëndësishme para publikut vendas.

D.L

Exit mobile version