Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll (meshkujt) sot nis rrugëtimin në Kampionatin Ballkanik U17, i cili po zhvillohet në Farkë të Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Habil Ajeti, së bashku me ndihmësit Arif Elezi dhe Naim Gucati, do ta zhvillojë ndeshjen e parë të turneut ndaj Turqisë.
Përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sot, më 4 gusht 2026, me fillim nga ora 16:30 në Farkë të Shqipërisë.
Turqia konsiderohet njëra prej skuadrave favorite për titull, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës synon ta nisë këtë kampionat me një paraqitje sa më të mirë.
Kjo sfidë do të jetë një mundësi e rëndësishme për talentet e rinj kosovarë që të tregojnë vlerat e tyre në skenën ballkanike dhe të fitojnë përvojë përballë një kundërshtari të fortë.
Kosova U17 do të kërkojë një fillim pozitiv në këtë garë dhe do të luftojë për rezultat sa më të mirë në ndeshjen hapëse.
D.L
