Sot është mbajtur ceremonia e shortit të fazës së grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshat U17, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj.
Shorti i sotëm ka vendosur 52 kombëtare në 13 grupe të ndryshme, të cilat do të zhvillojnë ndeshjet nga viti i ardhshëm gjatë verës, duke filluar rrugëtimin drejt finales e cila zhvillohet në Hungari.
Dy kombëtaret që pozicionohen në dy pozitat e para në tabelë do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2023 në eliminatore së bashku me katër skuadrat me statistikat më të mira që kanë përfunduar në vendin e tretë.
Ndërkaq, nikoqirët e këtij kampionati Hungaria do të kualifikohen direkt në fazën e eliminatoreve në muajin maj të vitit 2023.
Në bazë të shortit, Kosova tani gjendet në Grupin 8 të këtyre kualifikimeve, ku në të njëjtin grup gjenden edhe Italia, Greqia dhe Finlanda.
Grupi 4
Kosova
Italia
Greqia
Finlanda