UBT News

Kosova triumfon në Paris me “Dance With Tringa”

Grupi i vallëzimit “Dance With Tringa” nga Peja ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke u nderuar me çmimin e tretë në festivalin prestigjioz The Festival Bridges – Le 35ème Concours et Festival International des Arts, të zhvilluar në teatrin Théâtre du Blanc Mesnil në Paris.

Në një garë ku morën pjesë 42 shtete nga e gjithë bota, valltaret nga Kosova u dalluan për pasionin, energjinë dhe profesionalizmin e tyre, duke përfaqësuar vendin me dinjitet dhe duke bërë krenar publikun kosovar në një skenë kaq të madhe artistike.

Grupi i talentuar ishte nën drejtimin e koreografes Tringa Shala dhe përbëhej nga: Erda Gjevukaj, Isila Hasaj, Bardha Shabi, Andra Gjikolli, Anela Gashi, Orenela Sefaj, Tara Gjikokaj, Sea Berlajolli, Anila Krasniqi, Ermela Hasanaj, Noela Drejaj, Reina Nikqi, Arisa Selimaj, Liana Selaimaj, Tara Arapi, Diora Qallaku, Alina Selimaj dhe Dardan Sylaj.

Ky sukses vlerëson përpjekjet e vajzave duke vendosur emrin e Kosovës në mesin e grupeve më të mira të vallëzimit në botë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version