Kosova do të ketë një ditë të ngjeshur me gara të hënën, në ditën e pestë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Përfaqësuesit kosovarë do të garojnë në disa sporte, ndërsa shpresat për rezultate pozitive janë të mëdha sidomos në sportet ekipore. Kosova do të kërkojë fitore në volejboll, hendboll dhe futboll.
Në sportet individuale, garuesit kosovarë do të paraqiten në boks, not, mundje, çiklizëm dhe disiplina të tjera.
Vëmendja kryesore do të jetë te boksierja Donjeta Sadiku, e cila sot e nis garimin në çerekfinale. Një fitore në këtë përballje do t’i sigurojë Sadikut kalimin në gjysmëfinale dhe, rrjedhimisht, të paktën medaljen e bronztë.
Kështu, Kosova sot e ka mundësinë e parë për të siguruar një medalje në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
D.L
